Afërdita Dreshaj kujton të atin, emocionohet nga krahasimi i fansave

Afërdita Dreshaj kujton të atin, emocionohet nga krahasimi i fansave

08:35, 09/05/2021
A+ Aa A-

Afërdita Dreshaj mirëpriti fëmijën e saj të parë. Ajo solli në jetë një djalë që e pagëzoi me merin Sky Blue.

Ndryshe nga të tjerët, modelja ka ndarë çdo detaj nga vogëlushi me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Ajo nuk i kursen aspak pozat e ëmbla me vogëlushin ndërsa shumë ndjekës kanë vënë re një detaj që e ka prekur shumë Aferditën.

Ajo publikoi një fotografi të babait të ndjerë, ku shkruante: “Engjëlli im mbrojtës. Babai im… na mungon çdo ditë”.

 Pas kësaj fotoje, ajo ka treguar se ka marrë mesazhe të shumta nga fansat që vënë theksin tek ngjashmëria e madhe e djalit me babain e saj të ndjerë.

Këto mesazhe e kanë bërë Afërditën të përlotet dhe njëkohësisht të ndihet e lumtur për ngjashmërinë e të birit me gjyshin e tij që nuk jeton më.

Image

 

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco