Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

E akuzuan se qau për të tërhequr vëmëndje, Mevlani reagon me anë të një postimi në Instagram

E akuzuan se qau për të tërhequr vëmëndje, Mevlani reagon me anë të një postimi në Instagram

14:52, 08/05/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, surpriza e nënës së Mevlan Shabës për të birin, i bëri të gjithë në studion e “Për’puthen” të qanin.

Nëpërmjet një videoje, e ëma e konkurrentit tha se djali i saj ishte shumë i vogël kur udhëtoi jashtë vendit, por rrethanat e vështira të jetës e kishin detyruar.

Mirëpo, disa ndjekës në rrjete sociale e kanë akuzuar atë se nuk ka qarë me të vërtetë, por se e gjitha ka qenë një skenar për të tërhequr vëmendjen e publikut.

Këto fjalë nuk i ka përtypur dot, prandaj Mevlani zgjodhi të reagojë me anë të një postimi në Instastory, ku shkroi:

“Nuk derdh lot për ndjekës dhe nuk derdh lot për nënën time për famë. Ato lot i kam derdhur me shpirt siç mund t’i derdhë çdokush nga ju për nënën tuaj.

Më prekën fjalët e nënës time dhe më prekën kujtimet e familjes time më ato momente. Ja, i vetmi që fama s’më ka ndryshuar në asnjë moment dhe s’do më ndryshojë kurrën e kurrës.

Ndaj, o njerëz, mos gjykoni dhe ofendoni njerëzit sipas dëshirës suaj. Gjithsesi respekte”, shkroi konkurrenti.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco