Jeta e fshehtë e John F.Kennedy: Tre letrat e tij të dashurisë dalin në ankand

Jeta e fshehtë e John F.Kennedy: Tre letrat e tij të dashurisë dalin në ankand

11:03, 08/05/2021
A+ Aa A-

Marilyn Monroe nuk është bukuroshja e vetme bjonde që ka tërhequr vëmendjen e John F Kennedy. 

Presidenti kishte një lidhje dhe me aristokraten suedeze Gunilla von Post ndërsa ishte i martuar me Jacqueline Bouvier .

Letra e tyre të dashurisë tani do të jenë në ankand nga Doyle New York dhe grupi vlerëson se ato të të shiten për 10.000 deri në 15.000 dollarë.

Kennedy u takua me aristokraten suedeze në verën e vitit 1953, në një udhëtim në Kanë, Francë.

Ata kaluan një mbrëmjen së bashku, takim për të cilën ajo shkroi në kujtimet e saj:

‘Ai u kthye dhe më puthi butësisht dhe fryma më ndaloi. Shkëlqimi i hënës dhe i yjeve i bën sytë e tij më të errët se thellësia e oqeanit’.

Për tre vite rresht ata shkëmbyen letra madje Kennedy kishte planifikuar të linte gruan e tij për von Post, sipas  kujtimeve të saj të vitit 1997 ‘Love Jack’.

Letrat që dalin në ankand këtë javë janë grupi i dytë i letrave të dashurisë të gjetura në pasurinë e von Post, pas vdekjes së saj në 2011 në moshën 79 vjeç.

Koleksioni i mëparshëm u shit për 115,000 dollarë në 2010. 

Letra më e hershme e përfshirë në këtë grumbull është një vit pasi ata u takuan dhe Kennedy i kërkon von Post të kenë një udhëtim ta ardhshëm në Stokholm.

‘A ka ndonjë mundësi që të jesh atje’ shkroi Kennedy.

Sidoqoftë ai udhëtim u anulua pasi Kennedy i'u nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore.

Edhe pse dyshja duket se kanë qenë mjaft të dashuruar, lidhja e tyre nuk eci përpara. 

Sipas shtëpisë së ankandit, ata u takuan rastësisht një herë në 1958 , në një gala në Waldorf Astoria , ndërsa Ganilla ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

 Burri i saj vdiq në një aksident ajror në 1960, ndërsa Kennedy u vra tre vjet më vonë.

 Ajo u zhvendos në Florida dhe vdiq në 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco