Kylie Jenner dhe Travis Scott janë sërish në krahët e njëri-tjetrit

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë sërish në krahët e njëri-tjetrit

09:47, 06/05/2021
A+ Aa A-

Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se kanë vendosur t’i japin një tjetër mundësi njëri-tjetrit.

Prindërit e vajzës 3 vjeçare, Stormi, janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin ditët e fundit ndërsa festonin 29 vjetorin e lindjes së Scott në Miami.

Megjithatë, së fundmi një burim për Entertainment Tonight ka konfirmuar se dyshja kanë nisur sërish një lidhje romantike.

“Kylie dhe Travis po argëtohen së bashku. Ata kanë patur një lidhje të fortë dhe po eksplorojnë marrëdhënien e tyre romantikisht përsëri.”, tha burimi.

Ylli i “Keeping With The Kardashians” dhe reperi kanë patur një romancë që nga viti 2017.

“Ata kanë qenë bashkë-prindërues kaq të mirë dhe kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin. Të gjithë përreth tyre mund ta shohin këtë”, shtoi më tej burimi.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco