Shuarja e Guljelm Radosë nga Covidi, prek me fjalët djali i artistit

Shuarja e Guljelm Radosë nga Covidi, prek me fjalët djali i artistit

09:44, 05/05/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur Guljelm Radoja. Artisti Radoja prej një muaji po përballej me virusin Covid 19 në spitalin e Durrësit, por ditët e fundit u transferua në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në gjendje intubimi, ku dhe ndërroi jetë ditën e sotme.

Në një postimi prekës në rrjete sociale në gjuhën shqipe dhe atë frënge, djali i artistit të njohur, pianisti Red Radoja, shkruan se sytë e të atit do ndrijnë akoma mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël.

POSTIMI I PLOTE

Pushofsh në paqe bab!

Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …

Repose en paix papa …

Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

beso05/05/2021 12:08

Shpresojme qe mos vijne humbje nga covid-19 po te lesh te vedesi nje kolos jo aktor dhe te cosh dhjetra drejtore ne TURQI KETA VDEKSHIN TE GJITHE ME FALNI ME KETE QE PO SHKRUAJ po jam ritur me filmat e ZOTERISE dhe jo vetem me dridhen duart vetem kur kujtoj emrat e aktorve te SHQIPERISE dhe drejtoreve qe pine puro dhe kokaine TURP TURP

Shto koment

Denonco