Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gal Gadot në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës së tretë

Gal Gadot në pritje të ëmbël, zbulon gjininë e fëmijës së tretë

08:58, 23/04/2021
A+ Aa A-

Gal Gadot dhe burri i saj, Yaron Varsano janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë dhe aktorja ka zbuluar më në fund gjininë e foshnjës.

Ylli i “Wonder Woman” zbuloi se do të bëhet me një tjetër vajzë, gjatë një interviste për “Live me Kelly dhe Ryan”.

“Bebi numër 3 është një vajzë. Po, ne po i përmbahemi asaj që dimë.”, tha ajo.

Yaron dhe Gal kanë edhe dy vajza të tjera: Alma, 9 vjeç dhe Maya, 3.

Kujtojmë që lajmin e ëmbël se do të bëhen nënë sërish me bashkëshortin, me të cilin u martua në 2008-ën, e zbuloi pa javë më parë.

Më parë, gjatë një interviste duke folur për familjen e saj, aktorja izraelite u shpreh:

“Unë jam një grua shumë, shumë e lumtur që mezi pres të kthehem në shtëpi në familjen time sa herë që mbaroj punën në një film. Unë e dua çdo moment që kaloj me bashkëshortin dhe bijat e mia.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco