Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Mori vaksinën anti-Covid, Era Istrefi tregon gjendjen e saj shëndetësore

Mori vaksinën anti-Covid, Era Istrefi tregon gjendjen e saj shëndetësore

07:45, 23/04/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja Era Istrefi i është bashkuar listës së personazheve të njohur publikë që kanë kryer vaksinimin kundër Covid-19.

 Ditë më parë këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një video ku tregonte procesin e vaksinimit, duke dashur të ndërgjegjësojë gjithashtu të gjithë ndjekësit e saj. 

Ndërkohë dje ajo ka zbuluar se çfarë vaksine ka marrë dhe nëse ka pasur ndonjë simptomë.

Era ka publikuar në Instagram një foto të saj me bikini dhe ka treguar se deri më tani ndihet mirë.

“Ndihem normale pas vaksinës së covid. Për ata që pyesin, ishte Pfizer. Ju uroj të gjithëve shëndet”, ka shkruar Era përkrah fotos së saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco