Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

A do të ketë dasmë? E dashura e Can Yaman reagon për herë të parë pas thashethemeve për ndarje

A do të ketë dasmë? E dashura e Can Yaman reagon për herë të parë pas thashethemeve për ndarje

20:59, 22/04/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë u tha se prezantuesja italiane Diletta Leotta dhe aktori turk Can Yaman, po kalonin një moment krize në lidhjen e tyre. Gjithashtu, në rrjete sociale, fansat kishin gjetur disa prova të mundshme të ndarjes, sipas “Vanity Fair Italia”.

Së pari, Can, disa ditë më parë, u zhduk nga Instagrami, duke mbyllur (pa dhënë shpjegime) profilin e tij me mbi tetë milionë ndjekës.

Nga ana tjetër, në fotot e fundit të publikuara, Diletta nuk e mban më unazën e fejesës, një unazë Tiffany me vlerë mbi 40 mijë euro. Sikur të mos mjaftonte kjo, dasma, e cila do të realizohej në Romë më 16 gusht, është shtyrë.

Prezantuesja e mohoi krizën në çift, duke thënë se të gjitha lajmet e shumëpërfolura këto ditë kanë qenë thashetheme.

“Martesa nuk është anuluar, ato që po qarkullojnë janë vetëm thashetheme. Historia jonë e dashurisë është e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur. Vetëm do t’i bëjmë gjërat në kohën e duhur. Ai u largua nga mediat sociale për arsye biznesi”, ka thënë 29-vjeçarja.

Historia e dashurisë mes Dilletta-s dhe Can lindi në dhjetor dhe u bë publike në shkurt. Edhe nëse ka pasur grindje për shkak të xhelozisë së aktorit, ose për shkak se Diletta nuk kishte pranuar ta shoqëronte disa ditë në Turqi, siç zbuloi gazetari Santo Pirrotta në “TV8”, të dy vazhdojnë të jenë të dashuruar.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco