Qëllohet me armë, reperi i njohur në gjendje të rëndë

Qëllohet me armë, reperi i njohur në gjendje të rëndë

17:10, 22/04/2021
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Baby Blue Pretty Ricky, është në gjendje kritike dhe po lufton për jetën pas një të shtëne me armë.

Artisti 36-vjeçar i “Grind With Me”, u qëllua në Miami, sipas deklaratë të dhënë nga ekipi i tij.

Baby Blue, u sulmua ditën e djeshme nga dy grabitës të armatosur në sallat e lojrave të SpareZ, ku po merrte pjesë për publikimin e këngës së tij të re “Jerry Rice”, është thënë në deklaratë.

Një video e publikuar në mediat sociale, tregon reperin e përgjakur menjëherë pas të shtënave, të shtrirë në tokë, ndërsa miqtë bërtisnin për ndihmë.

Policia tha se të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes para se të mbërrinin oficerët.

Kjo ngjarje është nën hetimin e policisë dhe ata janë ende në kërkim të të dyshuarve të mundshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco