Njihuni me Klean, vajzën që kthen këngët në Cover-at më spontan të mundshëm

Njihuni me Klean, vajzën që kthen këngët në Cover-at më spontan të mundshëm

12:29, 22/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme në emisionin e mëngjësit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ishte e ftuar në një lidhje me 'Skype' artistja e re, Klea Chutra.

Ajo së fundmi është kthyer në një fenomen të rrjeteve sociale, pasi kthen në covera këngë të ndryshme, në mënyrën më spontane.

"Gjërat më të bukura që më kanë ndodhur në jetë kanë qenë spontane", u shpreh Klea.

Klea tregoi se coverat  e saj janë shpërndarë shumë herë nga artistë Big, dhe ajo tregoi se “kjo është një ndjenjë shumë fanstatike, dhe ndjehesh e vlerësuar”.

Një nga videot më të klikuara të Kleas është një video teksa ajo këndon me gjyshen e saj, në lidhje me këtë ajotregoi: Ne jemi familje muzikantësh dhe kjo nuk është një gjë e re.

E pyetur nga Flavio se sa e vështirë është që ky brez muzikantësh të ushtrohet dhe të ketë hapësirat për tu profesionalizuar, Klea u përgjigj:

"Nuk është shumë e vështirë sepse i kemi të gjitha kushtet tani, un vazhdoj me këtë mendjen ‘Nëse e  do vërtet diçka, e gjen gjithmonë zgjidhjen' ."

Image

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @kleachutra

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco