‘Më pak punë dhe më shumë pranë familje’ janë fjalët e biznesmenit të cilat bëhen virale

‘Më pak punë dhe më shumë pranë familje’ janë fjalët e biznesmenit të cilat bëhen virale

10:09, 22/04/2021
A+ Aa A-

Një sulm në zemër mund t’ju ??marrë jetën, ose mund t’ju ??bëjë ta ndryshoni atë përgjithmonë . 

"Tani unë dua t'i kushtoj më pak kohë punës dhe më shumë familjes", shkroi  Jonathan Frostick , një bankier britanik i investimeve të grupit HSBC, në një postim në Linkedin të shkruar dhe botuar nga një shtrat.

Menjëherë postimi i tij u bë viral në rrjete sociale dhe arriti të mbledh më shumë se 200 mijë pëlqime, mijëra komente nga kolegë dhe profesionistë që dëshironin të tregonin përvojat e tyre.

Jonathan tregoi gjithashtu dhe mendimet e tij të para kur pësoi sulmin në zemër : 'Duhet të takoja shefin tim nesër’ 'Dreq nuk e kam azhurnuar testamentin tim’.

Mendimi i tij i dytë: "Si mund ta siguroj fondin për X (sende pune)".

Gruaja e tij ishte e katërta në listën e shqetësimeve, pas shqetësimeve për azhurnimin e testamentit të tij. 

Por që kur u rikuperua në spital, ai tha se ai ka rivlerësuar qëllimet e tij.

Në ato orë në spital, bankieri zhvillon bindjen se i duhet të ndryshojë jetën e tij. 

Ai premtoi se nuk do ta kalonte kurrë tërë ditën duke marrë pjesë në mbledhjet në Zoom dhe se do të ndryshonte qasjen e tij në punë.

 Ai shtoi se jeta ishte "shumë e shkurtër" për tu "marrë me punë".

 Postimi në Linkedin,  u shoqërua me shumë fotografi nga shtrati i spitalit, postim i cili shtyu mijëra përdorues të tjerë për të treguar përvojat e tyre, në shumë raste shumë të ngjashme me ato të përjetuara nga bankieri anglez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco