Për shkak të vdekjes së princit Philip, Mbretëresha Elizabeth nuk e feston ditëlindjen e 95-të

Për shkak të vdekjes së princit Philip, Mbretëresha Elizabeth nuk e feston ditëlindjen e 95-të

09:51, 20/04/2021
A+ Aa A-

Mbretëresha Elizabeth II ka vendosur të mos festojë ditëlindjen e saj këtë vit (më 21 prill) për shkak të vdekjes së princit Philip – shkruan revista People.

Anëtarët e familjes mbretërore bëjnë portrete të veçanta për ditëlindjet e tyre, por mbretëresha ka vendosur të mos e bëjë kësaj radhe.

Princi Philip ndërroi jetë më 9 prill 2021 në moshën 99 vjeçare dhe u varros fundjavën e kaluar, ndërsa e gjithë familja mbretërore u mblodh për lamtumirën e fundit.

Princi Harry erdhi pa gruan e tij, Meghan Markle, e cila nuk mund të udhëtonte jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të shtatzënisë së saj.

People shkruan se princi Harry synon të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar gjatë ditëlindjes së Mbretëreshës, si dhe për disa ditë pas kësaj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco