Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Projekti i ri dhe planet më të afërta, Dj Vin Veli i thotë të gjitha në 'Kafe Shqeto'

Projekti i ri dhe planet më të afërta, Dj Vin Veli i thotë të gjitha në 'Kafe Shqeto'

11:26, 19/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në 'Syri Tv' , ishte një ndër Dj më të njohur në Shqipëri, Dj Vin Veli.

Ai foli për projektin e tij të fundit të titulluar LSMM, në bashkëpunim me Lexin.

“Rryma që bëj unë është një rrymë që ka një target-grup të caktuar dhe për shembull, Rusia është një ndër vendet ku dëgjohet më shumë muzika ime, por dhe Gjermania dhe Turqia. Tek kënga e fundi që kam bërë, Shqipëria është e dyta në listë për dëgjueshmërinë, dhe Tajlanda ishte në vendin e parë, por këto dhe ndryshojnë varet i merr kënga por edhe stili i tyre ”, tregoi ai teksa foli në lidhje me dëgjueshmërinë dhe target -grupin i cili ngelet më besniku i muzikës së tij.

E kur feedbacku është pozitiv, Dj Vin Veli tregoi se ndjehet mjaft krenar në raste të tilla : “Kur mendoj se në të gjithë botën njerëzit dëgjojnë muzikën time është një ëndërr e bërë realitet. Kjo më ndihmon të punoj dhe në materiale që ecin më shumë dhe që më japin me shumë feedback.”

Ndërsa, për bashkëpunimin e tij të fundit me Lexin ai tha se është njohur dhe lidhur online me të, për këtë bashkëpunim, dhe se ajo është një kantautore e huaj.

I pyetur nga moderatori në lidhje me mungesën e jetës së natës këto kohë pandemie, dhe se si ka ndikuar ajo në jetën e një Dj, ai u shpreh: Kemi etje për pak festë, muzikë, dhe për ato orët e vona të natës.

Ndër të tjera, Vin Veli tregoi për projektet e tij të afërta, më saktë 3 projekte të rej,  te cilat nuk do të vonojnë shumë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco