Kourtney Kardashian merr urimin e ëmbël nga partneri në përvjetorin e saj

Kourtney Kardashian merr urimin e ëmbël nga partneri në përvjetorin e saj

09:04, 19/04/2021
A+ Aa A-

Kourtney Kardashian feston sot 42-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale, surprizën më të këndshme e ka marrë nga partneri i saj, Travis Barker.

Ai i ka dhuruar yllit të “Keeping With The Kardashians” një buqetë gjigande me lule, të cilën e ka ndarë dhe me ndjekësit në rrjete sociale.

“Tulipanët dhe gardeniat janë lulet e mia të preferuara. E gjithë shtëpia ime mban aromë të mirë”, ka shkruar Kourtney përkrah videos.

Barker ka publikuar një foto të ëmbëlsirës që i ka bërë yllit televiziv ku shkruhej: “Gëzuar ditëlindjen Kourtney”.

Pak ditë më parë, Barker bëri një gjest të veçantë në nder të dashurisë për Kardashian ndërsa marrëdhënia e tyre vazhdon të bëhet më serioze.

Ai ka bërë tatuazh emrin e saj. Barker dhe 41-vjeçarja kanë qenë të lidhur që nga janari dhe ishin miq prej kohësh para se lidhja e tyre të bëhej romantike.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco