J.Lo dhe Alex Rodriguez u ndanë, por ç’do të bëhet me unazën 1.8 milion dollarëshe të fejesës?

J.Lo dhe Alex Rodriguez u ndanë, por ç’do të bëhet me unazën 1.8 milion dollarëshe të fejesës?

14:51, 17/04/2021
A+ Aa A-

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i dhanë fund lidhjes së tyre e mëgjithatë ky vendim nuk e ka dëmtuar aspak raportin e tyre.

Dyshja vazhdojnë të mbeten shumë miq me njëri-tjetrin, ndonëse pikëpyetjet më të mëdha të ndjekësve janë lidhur me fatin e unazës 1.8 milion dollarë të fejesës së tyre.

Burime ekskluzive kanë treguar për ‘TMZ’ se Jennifer vazhdon ta mbajë unazën dhe nuk ka pasur asnjë lloj diskutimi për të zgjedhur nëse do e përdorte më apo jo.

Ajo dhe Alex kanë dhuruar gjatë gjithë lidhjes së tyre shumë dhurata, përgjithësisht bizhuteri dhe ora, të cilat dyshja ka vendosur t’i lërë në vendin që janë.

Pra mos u habisni nëse në një të ardhme teksa dalin me të dashur të rinj, të dy të kenë të vendosur dhuratat e bëra ndaj njëri-tjetrit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco