Atdheu thumbon keq konkurrentët e ‘Përputhen’

Atdheu thumbon keq konkurrentët e ‘Përputhen’

14:01, 17/04/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë Atdheu u rikthye si konkurrent në “Përputhen”.

Ai realizoi një takim me Antonelën, mirëpo të dy morën shumë kritika dhe sulme.

Sipas konkurrentëve në studio, ata të dy janë aktorë shumë të mirë dhe gjithçka është një lojë.

Kjo pasi vetëm pak kohë më parë Atdheu dhe Antonela u zunë keq me njëri-tjetrin, madje nuk i kursyen as ofendimet, ndërsa në takim u shfaqën si të dashuruar.

Pas këtyre kritikave, Atdheu ka hedhur një thumb në rrjete sociale.

“I mora këlyshë, i rrita, u përkujdesa për ta. Ju dhashë me pi, ju dhashë gjithçka. Tash janë bo qen, janë rrit e shofin me m’hangër. Qenushat e vegjël", ka shkruar ai dhe të gjithë janë të mendimit se i referohet konkurrentëve të “Përputhen”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco