Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Arsyeja pse Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk u divorcuan më herët

Arsyeja pse Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk u divorcuan më herët

11:54, 17/04/2021
A+ Aa A-

Që kur Jennifer Lopez dhe Alex Rodgriguez konfirmuan ndarjen e tyre, ndjekësit e tyre kanë menduar se si reaguan fëmijët e tyre.

 Gjatë katër viteve të marrëdhënies së tyre, binjakët e JLo dhe vajzat e A-Rod u afruan shumë. 

Kjo duket të jetë arsyeja e vërtetë pse ata nuk e përfunduan lidhjen e tyre më herët, pavarësisht nga problemet që kishin.

"Arsyeja që ata qëndruan së bashku për aq kohë sa qëndruan ishte sepse ata donin që fëmijët e tyre të ishin të lumtur," tha një burim për Us Weekly.

Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit.Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- u shpreh dyshja.

Kujotjmë që këngëtarja ka dy fëmijë nga ish-burri i saj Marc Anthony, binjakët 13-vjeçarë "Max" David dhe Emme Maribel ndërsa  Rodriguez ka dy vajza, Ella 12-vjeçare dhe Natasha 16-vjeçare nga martesa e tij tek Cynthia Scurtis.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco