Murati la studion për Sindin, zbuloni ç’ka ndodhur mes tyre në prapaskenë

Murati la studion për Sindin, zbuloni ç’ka ndodhur mes tyre në prapaskenë

08:06, 17/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme Sindi u përplas keq me Julin, pas një ofendimi të rëndë në video live nga ana e konkurrentit.

Më pas, ajo doli nga studioja dhe për çudinë e të gjithëve, Murati i shkoi pas.

Doni ta dini se ç’ka ndodhur mes tyre në prapaskenë?

Në videon e publikuar në aplikacionin “Përputhen” shihet se Sindi ka refuzuar të flasë me Muratin.

“O Sindi të flasim pak? Unë nuk e kam kuptuar çfarë ishte, por nëse thua ashtu...nuk e di”, i thotë konkurrenti.

“Murat ti je një nga ata që më ke lënduar më shumë”, i përgjigjet Sindi.

Murati: Mos t’i ngatërrojmë gjërat

Sindi: Jo nuk është puna mos t’i ngatërrojmë gjërat. Unë akoma kam ndjenja për ty, por ti më ke lënduar jashtëzakonisht shumë.

Murati: Po unë prandaj erdha

“Nuk dua të kem asnjë afër”, shprehet Sindi dhe largohet nga Murati.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco