Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Me të qeshur me të ngjeshur’, Noizy i bëri ‘diss’ gjithë rivalëve

‘Me të qeshur me të ngjeshur’, Noizy i bëri ‘diss’ gjithë rivalëve

17:28, 16/04/2021
A+ Aa A-

Noizy u ktheu në kryefjalën e mediave pas sherreve të njëpasnjëshme, pas “Vaksinës” që bëri namin në rrjet dhe i dogji aq shumë reperëve të tjerë.

Konflikti i tij i fundit ishte me Escobars, ish-mikun e tij me të cilin u përplas ashpër në rrjete sociale.

Megjithëse Escobars, vazhdoi të “luftojë” me veten pasi Noizy deklaroi se s’do t’i jepte më vëmendje, postimi i fundit i reperit na ka futur sërish në dyshime.

Para pak ditësh, Noizy solli dyshimet se mbase ai po sjell një tjetër “diss” të fortë, përderisa fjalët në videon e tij të fundit ishin “Do merrni mësim nga pedagogu”.

“S’kam shokë por kampiona, OTR na njeh krejt bota, a t’kujtohet 09, premtimet nuk ishin të kota. Ku je në kto nivele, ka t’mira ka dhe sherre, ka njerëz për interese, ka njerëz që dojn veç veten”, thotë Noizy në klip.

Ende s’dihet si do të titullohet ky projekt muzikor i cili del sot.

Noizy ka thumbuar sërish kolegët, ndërsa kanë mbetur vetëm pak orë nga publikimi i këngës.

Ai është shprehur se në fakt më shumë se sa adhuruesit e muzikës së tij, janë rivalët e tij që po e presin me padurim publikimin e këtij projekti.

“Të dashur fansa: A e dini se të gjithë reperët janë t’u e prit këtë kong ma shumë se ju?”, ka shkruar ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noizy Leshi16/04/2021 18:13

Kokker legeni

Shto koment

Denonco