Me foton familjare, Loredana konfirmon shtatzëninë?

Me foton familjare, Loredana konfirmon shtatzëninë?

15:12, 16/04/2021
A+ Aa A-

Prej disa kohësh, Loredana Zefi përflitet për një shtatzëni të dytë dhe postimet e fundit në llogarinë e saj në Instagram kanë bërë lëmsh të gjithë rrjetin sërish.

Në njërin nga postimet, reperja shkroi: “Kam nevojë për një fëmijë të dytë”.

Fill pas kësaj, artistja publikoi foto të vetes dhe të vajzës së saj me ish-partnerin, Mozzik.

Mirëpo, në njërën nga foto ajo ka vënë në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Duket se dyshja janë rikthyer sërish së bashku dhe për më tepër po bëhen prindër për herë të dytë.

Kjo nuk është hera e parë që Zefi ngre dyshime për pritjen e ëmbël. Muajin e kaluar ajo publikoi foton e një këpuce të vogël krahas së cilës shkruante: “Kam nevojë për një fëmijë të dytë”.

Në një postim tjetër, ajo publikoi emojin e një familjeje, në mes të së cilës shiheshin dy fëmijë: një djalë dhe një vajzë.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco