Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Pas akuzave për Julin, Sindi e përlotur: Çfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë?

Pas akuzave për Julin, Sindi e përlotur: Çfarë ju kam bërë që më urreni kaq shumë?

10:18, 16/04/2021
A+ Aa A-

Emisioni i djeshëm i 'Përputhen' nisi me debate dhe akuza.

Sindi i kërkoi produksionit të diskutonte për një video ‘live’, në Instagram mes Julit dhe Alesandros.

Sipas Sindit, Juli e ofendoi rëndë atë dhe familjen.

“Ka ndikuar shumë në familjen time. Është një sharje banale në videon live, që ka prekur familjen time. Kam parë dje familjen time, në situata që nuk i mendoja kurrë. Këtë video ma ka komunikuar kushëriri im. Mamaja akoma nuk e ka kaluar humbjen e gjyshit, pas kësaj u bë shumë keq, ka marrë qetësues shumë të fortë”.

Juli ndërkohë, e kundërshton: “Atë fjalë që thashë e thashë për telefonin, jo për ty”.

“Kam duruar sharje, ofendime dhe skena të rënda, por jo për familjen time. Mezi kam ardhur sot. Nuk arrij dot të qetësoj familjen time”, tregon Sindi.

E përlotur, ajo hoqi mikrofonin dhe la studion.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco