Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Familja Gucci kritikon filmin 'House of Gucci': Jemi vërtet të zhgënjyer

Familja Gucci kritikon filmin 'House of Gucci': Jemi vërtet të zhgënjyer

09:39, 16/04/2021
A+ Aa A-

Mediat sociale nuk mund të ngopen me "House of Gucci", filmi i ardhshëm i Ridley Scott për vrasjen e Maurizio Gucci, por familja e modës ndihet krejt ndryshe.

“Ne jemi vërtet të zhgënjyer. Unë flas në emër të familjes” tha Patrizia Gucci, një nga kushërinjtë e dytë të Maurizio, të mërkurën për Associated Press.

Ata po vjedhin identitetin e një familjeje për të bërë një fitim, për të rritur të ardhurat e sistemit HollyWood - Familja jonë ka një identitet, privatësi. Mund të flasim për gjithçka, por ekziston një vijë kufitare që nuk mund të kalohet.”

Adam Driver luan në dramën e krimit si nipi dhe trashëgimtari i Gucci Guccio Gucci dhe trashëgimtari Maurizio, vrasja e të cilit në 1995 u orkestrua nga ish-gruaja e tij Patrizia Reggiani, e luajtur nga Lady Gaga.

E quajtur "Vejusha e Zezë" nga shtypi gjatë gjykimit të saj skandaloz të vitit 1998, Reggiani vuajti 18 vjet burg për punësimin e vrasësit.

Duke gjykuar nga fotot e shkrepura në shesh xhirime në Itali, kur "House of Gucci" të dalë në Nëntor, fansat mund të presin të shohin shumë veshje të jashtëzakonshme, thurje me stil dhe madje dhe fustane nusërie.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga)

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco