Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

VIDEO/ Po çmend TikTok-un, njihuni me sozinë e Harry Potter-it

VIDEO/ Po çmend TikTok-un, njihuni me sozinë e Harry Potter-it

18:31, 15/04/2021
A+ Aa A-

Felix, një 25 vjeçar nga Franca ka tërhequr vëmendjen e internetit pasi postoi një fotografi ku krahasonte veten e tij me personazhin e famshëm, Harry Potter. Llogaria e tij në “TikTok” ka 1.3 milionë ndjekës dhe njerëzit janë fiksuar pas ngjashmërisë së frikshme mes tyre.

Ai u bë viral në këtë rrjet sociale në shkurt, kur iu bashkua sfidës për t’u dukur si një personazh i famshëm, pasi postoi një video të tij duke e krahasuar veten me aktorin Daniel Radcliffe. Ai realizon shpeshherë video si Potter.

Një ndjekës i shkroi: “Me të vërtetë mendova se ishit Daniel Radcliff. Mos më trembni përsëri kështu“.

Felix thotë se: “E gjithë kjo përvojë e “TikTok” është e mahnitshme, është një çmenduri dhe ende e vështirë për t’u kuptuar. Dashuria që marr nga njerëz në të gjithë botën, duke shijuar videot e mia, është vërtet mahnitëse.”

@felixir_

Class dismissed ... Time to play ??? Had to re-upload, TikTok took it down //. #foryoupage #fyp #pottertok #viral #slytherin #potterhead #pourtoi

? Goodbye (feat. Lyse) [Slow Version] - Feder

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco