Anxhela Peristeri tregon përgatitjet që bëri kur dha puthjen e parë

Anxhela Peristeri tregon përgatitjet që bëri kur dha puthjen e parë

12:16, 15/04/2021
A+ Aa A-

E ftuar në Top Albania Radio në programin “Ndryshe”, Anxhela Peristeri ka zbuluar detaje nga jeta e saj private të pathëna më parë. 

E pyetur se kur e ka dhënë puthjen e parë, Anxhela zbuloi se ka ndodhur në kohën kur ishte në gjimnaz.

"Puthjen e parë e kam dhënë në gjimnaz… Madje atë natë para se të ndodhte kam bërë prova me buzët e filxhanit… Por pas asaj puthje nuk kam puthur më nja dy vjet sepse nuk më pëlqeu fare… Kam qenë në moshën 17 vjeçe", tregoi Anxhela.

Kujtojmë që këngëtarja do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit me këngën "Karma".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco