Kërcen në TikTok me pjesët e hequra nga operacionet plastike tek njerëzit, mjekes i ndodh e papritura

Kërcen në TikTok me pjesët e hequra nga operacionet plastike tek njerëzit, mjekes i ndodh e papritura

11:57, 15/04/2021
A+ Aa A-

Jo profesionale është quajtur hobi i një kiruge plastike nga Brazili i cili ngarkoi video në TikTok duke kërcyer me ritme latine dhe në dorë mbante çanta me dhjam njerëzor.

Me fjalë të tjera ajo tregonte në video ato që i kishte hequr nga pacientët e saj, duke buzëqeshur në ritmet e muzikës.

Sipas gazetës britanike "Daily Mail", kirurgia e plastikës Karen Trisolio Garcia numëron më shumë se 645 mijë ndjekës në TikTok dhe sigurisht videot nuk kaluan pa u vënë re.

Shoqata Mjekësore e Sao Paulo reagoi menjëherë duke hequr përkohësisht licencën e saj për të ushtruar profesionin sipas rregullave të Shoqatës Braziliane të Kirurgëve.

Vlen të përmendet se Shoqata gjithashtu kishte zgjedhur të pezullojë pjesëmarrjen e Garcia në bordin e saj për gjashtë muaj, duke i quajtur videot e saj "të pamoralshme".

Ajo gjithashtu i shoqëronte video me mbishkrimet: Ky është gjiri, ose ky është dhjami i sqetullës.

Pas trazirave të shkaktuar në rrjete sociale, Tik Tok fshiu videot nga llogaria e Garcias, me argumentitn se ishin shkelur rrregullat e platformës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco