Dua Lipa si ‘një grua e pasur në funeralin e burrit’ duket kaq bukur

Dua Lipa si ‘një grua e pasur në funeralin e burrit’ duket kaq bukur

20:21, 13/04/2021
A+ Aa A-

Mund të themi padyshim se Dua Lipa është një kameleon kur vjen puna tek stili i saj. Mjafton të hapni “Instagramin” e këngëtares për të parë se tek ajo mund të gjeni stile të ndryshme që nga ato ekstravagante tek ato me shumë klas, siç janë edhe fotot e fundit.

Dua ka pozuar me një këmishë të gjatë të zezë mëndashi e me pupla, me logon e Versaces.

Si çdo foto e saj, edhe këto foto morën menjëherë vëmendjen, madje edhe të Donatella Versaces, me të cilën Dua po bashkëpunon shpesh kohët e fundit për veshjet e saj, si fustani me flutur në “Grammy’s”.

Por le të rikthehemi prapë tek fotot me këmishën e zezë. “Vogue” e përshkruan pamjen e Duas si Morticia Addams ose si një grua të pasur që shfaqet në funeralin e bashkëshortit me këtë veshje. Sido që të jetë, Dua duket shumë s*ksi dhe plot klas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco