Alket Zaimi flet për bashkëpunimin me të birin: Një këngë që mbart një mesazh shpirtëror

Alket Zaimi flet për bashkëpunimin me të birin: Një këngë që mbart një mesazh shpirtëror

11:45, 13/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme të ftuar në emisionin e mëngjesit  'Kafe Shqeto' në Syri Tv, ishin Alket dhe Niki Zaimi, baba e bir këngëtarë.

Alketi, ( një këngëtar i muzikës folk por edhe rrok ) dhe Niki folën për projektin e tyre të fundit këngën të titulluar: Atdheun mos e lër bir!

"Kisha kohë që e bluaja këtë projekt por s'po e materializoja dot, dhe sapo ja thashë një mikut tim, ai më orientoi dhe duke vazhduar syrin tim tek Niku, ku kam këmbëngulur shumë herë ta përfshij. Ai e pëlqeu dhe kur e mbaruam tha: Ba unë e bëja dhe më mirë”, u shpreh Alketi.

Kënga e tyre ka pasur një reagim mjaft të mirë në treg menjëherë pas publikimit të saj.

Në këngë Alketi pranoi se ka tentuar të japë një mesazh shpirtëror, 'Unë e dua Shqipërinë dhe dikur e kam quajtur këtë vend vendin e ëndrrave', shpjegoi ai.

I pyetur nga moderatori mbi ndjesinè që i la ky bashkëpunim me babain, Niku u shpreh: "Babi gjatë gjithë kohës ka dashur të nxirrte atë idenë që donte, herët e para isha pak i ftohtë në zë, më mbështeste, dhe ishte një marrëdhënie miqësore artistike, dhe çdo gjë shkoi mirë."

Ndër të tjera, Alketi tregoi se ka në dorë disa projekte, në të cilat ai do të përfshijë pse jo, përsëri dhe Nikun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco