Zeta-Jones: Mezi pres të plakem për të ngrënë ëmbëlsira

Zeta-Jones: Mezi pres të plakem për të ngrënë ëmbëlsira

10:47, 13/04/2021
A+ Aa A-

Aktorja e famshme Catherine Zeta-Jones tregon se përpiqet në çdo mënyrë të ruajë figurën e saj , në super formë, siç bëri tridhjetë vjet më parë.

Për një revistë amerikane, ajo zbuloi se nuk i lejon vetes shumë ëmbëlsira, por ha ushqim specifik, i cili e bën atë të ndihet e ngopur dhe nuk krijon varësi.

Ylli i filmit "Zorro" tha se ëndrra e saj është të hajë ëmbëlsira kur ajo është shumë, shumë e moshuar.

"Kur të plakem, do të filloj të marr shumë vitamina, sepse dua të jem në gjendje të ha dhe ëmbëlsira për pjesën tjetër të jetës time," tha ajo, duke shtuar:

"Unë ha vetëm ushqim të vërtetë, sepse duhet. Ëndrra ime janë ëmbëlsirat, përgjithmonë. Ky është qëllimi im - të ha sa të dua ".

Aktorja, e cila u rrit në qytetin e Swansea në Uells, beson se ajo mbeti e njëjtë si kur ishte një nxënëse e bukur që i pëlqente të shkelte rregullat e shkollës dhe të shkonte në shkollë me make-up.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco