Kevin i 'I vetëm në shtëpi' bëhet baba për herë të parë

Kevin i 'I vetëm në shtëpi' bëhet baba për herë të parë

10:16, 13/04/2021
A+ Aa A-

Aktori i njohur i “Home Alone” (I vetëm në shtëpi), Macaulay Culkin është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe partnerja e tij, aktorja Brenda Song, kanë mirëpritur në jetë një djalë, raporton “Yahoo! Movies”.

Një përfaqësues për çiftin tha se Song, e njohur kryesisht për rolin si London Tipton, në serialin “The Suite Life Of Zack & Cody”, lindi më 5 prill.

Djali, i cili ka lindur në Los Angeles, quhet Dakota, nisur nga emri që motra e ndjerë e Culkin ka pasur. Ajo ndërroi jetë nga një aksident automobilistik në vitin 2008, kur ishte 29 vjeç.

Culkin, 40 vjeç, Song, 33 vjeç dhe djali i tyre i porsalindur janë të gjithë mirë dhe shumë të lumtur, sipas përfaqësueses së Culkin, Michelle Bega.

Ai dhe Song u takuan për herë të parë gjatë xhirimeve të “Changeland”, në vitin 2012.

Culkin është një ndër aktorët më të suksesshëm të viteve 1990, i cili u bë i njohur kryesisht me rolin e tij si Kevin McCallister, në filmin “Home Alone”.

Aktualisht, aktori është duke xhiruar serinë e dhjetë të “American Horror Story” së bashku me Sarah Paulson, Kathy Bates, Billie Lourd, Evan Peters dhe Lily Rabe.

Song ishte e fejuar me vëllain e Miley Cyrus më parë, ndërsa Culkin ka qenë në një marrëdhënie me Mila Kunis për 9 vite.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco