10 mënyra për t'u mbrojtur nga xhepistët

10 mënyra për t'u mbrojtur nga xhepistët

10:02, 13/04/2021
A+ Aa A-

Çdo ditë rrugët janë të mbushur me xhepistë dhe në mënyrë që të mos bini pre e tyre Bright Side ka treguar 10 mënyra për tu mbrojtur.

1. Mos përdorni ATM jashtë.Image

ATM-të janë si magnet për hajduttët e xhepave dhe hajdutët mund të punojnë dhe në çifte për t’ju tërhequr vëmëndjen ndërkohë që njeri prej tyre ju rrëmbën paratë. Gjithashtu ka dhe nga ata që do të përpiqen të shohin numrin tuaj PIN dhe më pas të marrin portofolin.

Nëse keni nevojë të përdorni një ATM, përdorni atë në një ndërtesë biznesi ose që nuk është në shesh. Kjo sepse ATM brenda hoteleve dhe restoranteve kanë më pak para dhe nuk ka aq të ngjarë të shfrytëzohen.

2. Mos kontrolloni gjërat tuaja.Image

Mos e nxirrni telefonin ose portofolin tuaj vetëm për tu siguruar që i keni akoma. Sytë e xhepistëve do të drejtohen drejt teje menjehërë. Nëse keni nevojë ta bëni jini të qetë dhe diskret në lidhje me këtë në mënyrë që të mos u tregoni atyre se ku i keni gjërat me vlerë.

Gjithashtu hajdutët mund të përdorin dhe një metodë tjetër: Ata mund të bërtasin ‘Dikush më vodhi portofolin’ vetëm për t'i bërë të gjithë të kthehen dhe të kontrollojnë të tyret. Injorojeni këtë sa më shumë që të mundeni dhe kontrolloni gjërat me vlerë pa problem vetëm pasi të ketë kaluar ca kohë.

3. Jini të vetëdijshëm për ata që lëvizin shumë shpejt në transportin publik.

Image

Nëse jeni në një tren ose autobus dhe vëreni dikë që vazhdimisht shkon lart e poshtë dhe me një ritëm të shpejtë, mbajini gjërat afër. Edhe më mirë, shtrëngoni çantën tuaj fort, pasi duart tuaja janë mjeti juaj mbrojtës këtu.

Kur një hajdut  po e bën këtë, është për shkak se ata po skanojnë mjedisin për çanta që kanë mbetur pa mbikëqyrje ose për ato që mund të kapen lehtësisht kur dalin në stacionin tjetër. Gjithashtu, kini kujdes nga ata që bëjnë lëvizje të vogla me duar dhe madje edhe me këmbë. Ata do ta përdorin këtë si një lloj shpërqendrimi trupor në mënyrë që të mos shihni kur të arrijnë të kapin diçka

4. Blini rroba dhe pajisje me xhepa të fshehtë.

Image

Blini rroba që kanë xhepa të fshehtë. Këto mund të ulin shanset për tu grabitur në rrugë. Ka shumë lloje të ndryshme që mund të blini, si xhaketa me xhepa brenda, pantallona të shkurtra, bluza etj.

5. Mos përdorni një çantë që mund të hapet lehtë

ImageNëse dëshironi të mbani një çantë teksa dilni, zgjidhni një që do të jetë e vështirë për një hajdut. Shmangni çantat që kanë buton magnetik. Gjithashtu është e mirë që çanta të ketë 2 shtresa brenda më zinxhir.

6. Mos u kushtoni shumë vëmendje shenjave rreth xhepaveImage

 Shenja të tilla si për shembull “Kini kujdes nga xhepistët!” janë atë që më së shumti pëlqejnë hajdutët. Kjo sepse ne kemi tendencë të kontrollojmë çantën sapo lexojmë diçka të tillë. Por ju nuk duhet t’i kontrolloni për të mos rënë pre e tyre.

7. Kini kujdes nga grupet që ndahen papritur.Image

Xhepistët nganjehrë punojnë në grupe. Pra nëse vëreni një grup njerëzish që hyjnë në ndërtesën ku do të hyni ose jeni në një vend turistik jini në gatshmirë. Gjithashtu, mund të vini re se ata do të fillojnë të veprojnë sikur të jenë vetëm.

Sigurohuni që të mos jeni afër tyre sepse ato janë shpërndahen për të gjetur viktimën e tyre të radhës. Ata madje mund të fillojnë të flasin në telefon, ndërsa në të vërtetë po mashtrojnë.

8. Mos u ndalni për të parë kur dikush fillon të grindet.Image

Hajdutët e dinë se shumë njerëz nuk mund t'i rezistojnë shikimit të të huajve që po zihen. Kjo është arsyeja pse ata mund të fillojnë një debat, duke shpresuar që të shpërqendrojnë turmën. Një tjetër xhepist do të shtyjë turmën dhe do të marrë gjërat tuaja me vlerë. Ata po shpresojnë që të  gjithë t'i kushtojnë vëmendje shpërqendrimit dhe jo çantës ose portofolit tuaj. Mënyra të tjera që ata mund të bëjnë devijime janë duke rënë, shkelur ose duke vepruar sikur janë të sëmurë.

9. Shmangni ecjen pranë një rrugeImage

Ka xhepistë që ju vjedhin çantën ndërsa jeni në rrugë dhe ata me makinë ose motor. Pra, kur jeni në trotuar qëndroni sa më larg rrugës. Nëse keni mundësi ecni kundër trafikut në mënyrë që të shihni automjetet që po afrohen. Gjithashtu mbajeni çantën jo në krahun e rrugës

10. Jini të vetëdijshëm për teknikën "sanduiç".ImageNëse e gjeni veten në shkallët lëvizëse me disa njerëz para jush dhe ata në të vërtetë ju bllokojnë të kaloni, ju mund të keni rastisur në një teknikë "sanduiç" . Çifti para jush është në të vërtetë një pengesëqë mund të blejë kohë për xhepistin pas jush për të marrë sendet tuaja me vlerë. Kjo zakonisht mund të ndodhë në qendrat tregtare, aeroportet, tregjet ose stacionet e trenave.

Për ta shmangur atë, mbajeni çantën para, kur jeni në shkallët lëvizëse. Nëse ndiheni sikur jeni në situatën "sanduiç", vendosni me vendosmëri, por me edukatë ata që keni përpara që të largohen që të mund të kaloni.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco