Nëse nuk keni mundur të kurseni asnjë para deri tani, provoni metodën japoneze

Nëse nuk keni mundur të kurseni asnjë para deri tani, provoni metodën japoneze

20:51, 12/04/2021
A+ Aa A-

Të gjithë duam të kursejmë para, por çfarë bën diferencën është çfarë ne bëjmë për ta realizuar këtë.

Nëse keni provuar gjithë mënyrat e mundshme dhe ende asnjë rezultat, provoni metodën që i ndihmon japonezët të pasurohen më shpejt. Çfarë duhet të bëni?

1. Merrni një bllok shënimesh

E dimë që jeni të rrethuar nga lap top, celularë dhe plot pajisje që ju lehtësojnë punën, por merrni një bllok, një stilolaps dhe nisni të shkruani. Kështu do të memorizoni më mirë të ardhurat tuaja.

2. Bëni një plan mujor

Shënoni të ardhurat që merrni brenda një muaji. Ndani 4 kolona për secilën javë. Për rrogën fikse përdorni një stilolaps me ngjyrë tjetër, e ndërsa për të ardhurat e tjera përdorni një tjetër. Shënoni çdo qindarkë që hyn në kuletën tuaj!

3. Bëj një plan me kursimet mujore

Në një tjetër tabelë shëno gjithë paratë që do të doje të kurseje çdo javë. Eshtë e rëndësishme të shënoni shumën e dëshiruar para se të mendoni për shpenzimet mujore.

4. Bëj një plan me shpezimet mujore

Hapi i radhës janë shpenzimet. Shkruaj gjithë shpenzimet fikse siç mund të jenë qiraja, faturat e telefonit, internetit apo ushqimet.

5. Një tjetër tabelë për shpenzimet e mbetura

Paratë që mbesin pasi keni mbaruar me shpenzimet fikse dhe kursimet, mund t’i përdorni në kategori të ndryshme. Ndajini në 4 kryesore:

1. Para për ushqime, rroba, produkte të tjera.

2. Para që shkojnë për kulturën apo edukimin tuaj/të fëmijëve.

3. Para për argëtim (dreka/darka/udhëtime).

4. Të tjera (shpenzime spontane).

5. Krahaso muajt.

Në fund të muajit, analizo dhe shih nëse e ke kaluar limitin. Do të keni një pamje më të qartë të parave që keni shpenzuar në gjëra që s’ju duhen dhe të planifikoni një buxhet më të mirë për muajin që vjen. Objektivi final është të ruani 35% të parave tuaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco