'Sot nuk dallojmë vajzat nga njëra-tjetra'/ Flet Gazmend Ujkashi, make-up artist që shndërroi Najada Çomon

'Sot nuk dallojmë vajzat nga njëra-tjetra'/ Flet Gazmend Ujkashi, make-up artist që shndërroi Najada Çomon

13:49, 12/04/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme në emisonin e mëngjesit 'Kafe Shqeto' në Syri Tv ishte i ftuar Gazmend Ujkashi.

Një artisti që numëron mbi 30 vitë në treg.

I pyetur në lidhje me atë çfarë ka ndryshuar këto 30 vite, ai u shpreh: Fillimisht kishim etje për perëndimin, pas viteve 90, pastaj nga vitit 2005 pamë një ndikim lindor, dhe faza e fundit një ndikim uniform, duke u kthyer kështu në kopjen e njëri-tjetrit.

Gazmendi tregoi se kjo vjen si pasojë e botës online që lejon të rinjtë të marrin shembull persona nga bota e interentit.

Ai është një artist mjaft guximtar dhe të tillë janë zakonisht dhe klientët e tij pasi në profilin e tij në Instagram, pasi ai ekperimenton me ngjyrat dhe stilet.

Ndërsa në lidhje me një nga punët e tij të fundit, një punë mjaft e arrirë, është kurimi i imazhit të Najada Çomos.

"Najada kishte për të dalë në një emison për fëmijë dhe tha mos duhet të jem më e butë në një emision për fëmijë. E kuqja jep vitalitet por në fund ne vendosëm për këtë ndryshim", u shpreh ai.

Ndërsa, për sa i takon pjesës tjetër, Gazmendi tregoi se thjesht bënë një zbutje të imazhit.

"Najada madje u interesua nëse mund të kthehej përsëri në flokë kuqe, nëse nuk do t’i pëlqente ndryshimi', tregoi Gazmendi.

Ndërsa ndër të tjera, ai tha se nuk kishte në mend të prononcohej, por duke qenë se disa persona filluan ta shisnin atë si punën e tyre, ai 'u detyrua' të pranonte autorsinë e këtij ndryshimi të madh në look-un e Najada Çomos.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco