Revista italiane/ Shkruan për jetën e Klaudia Pepës, kujton me detaje divorcin nga Albi Nako

Revista italiane/ Shkruan për jetën e Klaudia Pepës, kujton me detaje divorcin nga Albi Nako

17:53, 11/04/2021
A+ Aa A-

Klaudia Pepa ka zënë një vend në revistën ‘Comsopolitan’, prestigjozen italiane që i ka dedikuar një artikull të gjatë balerinës shqiptare.

Ka qenë vetë Klaudia që e zbuloi këtë lajm, pasi një prej miqve të saj i tregoi për artikullin. Media në fjalë ka shkruar për karrierën e Klaudias që prej fillesave të saj në Shqipëri e deri te fitorja në ‘Amici 2015’, e më pas karriera në Itali, ku balerina shqiptare tashmë është zhvendosur dhe ka nisur një jetë të re.

Image

Sigurisht, nuk u la jashtë vëmendjes dhe jeta personale e saj, martesa me Albi Nakon në televizon, e më pas divorci i tyre. Balerina falenderoi stafin e medias së njohur për kohën që i kanë dedikuar dhe shkrimin e këndshëm, pa u marrë shumë me faktin që vazhdojnë i përmendin ish-burrin koreograf Albi Nakon, edhe pas 4 vitesh të divorcuar.

Kujtojmë që pas divorcit nga Albi Nako, balerina Klaudia Pepa vazhdon jetën e saj në Itali nga Roma në Milano. Por, përveç fotove ku pozon e rrethuar nga luksi, Klaudia nuk mungon me ekzibicionizmin e saj, duke postuar foto topless.

Që pas ndarjes, Klaudia ka rënë pre e komenteve negative në rrjetet sociale, nisur nga fakti se ajo ndryshoi komplet stil, pasi nga një vajzë serioze dhe e përmbajtur, u shndërrua në vajzën e nxehtë të “Instagram”-it.

Image

Ajo dhe Albi Nako u njohën në paskuintat e televizionit, u celebruan në ekran gjatë programit “E Diela Shqiptare” në korrik të 2013.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në ekran u transmetua surpriza që balerina i bëri në emision, ku ndër të tjera e quajti “maestro” dhe “Vëllai i madh”.

Mesazhi i saj e preku vetë Albin, i cili kur pa ish-gruan të qeshur në monitor, nuk i përmbajti lotët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco