U martova me një njeri me ngjyrë: Familjarët nuk më flasin

U martova me një njeri me ngjyrë: Familjarët nuk më flasin

15:58, 11/04/2021
A+ Aa A-

Linda Halimi është një ndër artistet shqiptare më të suksesshme, e cila ka arritur që emri i saj të dëgjohet edhe përtej kufinjve shqiptarë.

Në një intervistë, Linda ka rrëfyer njohjen me bashkëshortin e saj, rreperin amerikan BIG D, ku ka theksuar që është ndjerë e paragjykuar edhe për këtë zgjedhje.

“Kisha shumë frikë t’ju tregoja prindërve fillimisht. Kisha frikë se ishim vend i vogël, vend konservativ, gocat jepeshin me mblesëri, nuk e njihnin as burrin. Babi më tha që e kam ditur këtë histori se dikush që e ke vetëm mik, nuk vjen të merr në lokal në orën 10 të natës deri në 3 të mëngjesit. I kam kaluar më tha mua këto kohë, por nuk po dija si ta thoja, po prisja derisa të hapeshe ti vetë. E them pa turp që kam edhe familjarë të largët që akoma nuk më flasin. Nuk e perceptojnë dot. Ideja e tyre ka qenë që ti kur martohesh ia prezanton familjes dhe ti na keqprezantuar. Mirëpo secili ka jetën e vet, të gjithë janë të martuar dhe shpresoj të jenë të lumtur. Kaq ka rëndësi”, është shprehur Lindita Halimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco