Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta, deklaratë për mediat

Drilona Musa vajza nga Mitrovica në finalen 'The Voice of Switzerland'

Drilona Musa vajza nga Mitrovica në finalen 'The Voice of Switzerland'

14:23, 11/04/2021
A+ Aa A-

Drilona Musa është vajza nga Mitrovica e cila u bëri përshtypje të gjithë trajnerëve të “The Voice of Switzerland” me paraqitjen e saj në audicionet e fshehura.

Të gjithë e donin atë në ekipin e tyre.26-vjeçarja në fund vendosi të shkojë në skuadrën e Anna Rossinelli. 

Si adoleshente, Drilona është inspiruar kryesisht nga zhanret R&B dhe Soul, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Në fillim të vitit të kaluar kam marrë pjesë në  The Voice of Switzerland dhe arrita deri në finale.

Shkaku i situatës me COVID-19 nuk u zhvillua gjysemfinalja dhe finalja sipas planit. Kështu që e kemi mbajtur vetem finalen dhe secili ka performuar prej shtëpisë së vetë.

Kjo ka qenë një eksperiencë shumë e mirë dhe jam ndarë shumë e kënaqur me arritjen time deri në finale, gjë të cilën nuk e kam pritur.” thote Drilona.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan shepsh video të performancave të saj.

Ndër të tjera Drilona tregoi se Instagrami është një mënyrë e mirë për të arritur dëgjueshmëri.

'"Në nëntor të 2020-ës e kam lancuar këngën time të parë “M’lshon zemra”. Tekstin e kësaj kënge e kam shkruar vetë dhe për muzikë kam bashkëpunuar me një producent nga Kenia, i cili quhet Nzau. Incizimin e kam bërë në studion e Florent Boshnjakut. Videoklipin e kam realizuar në bashkëpunim me BUG Production në Shalë të Bajgorës (Mitrovicë) nga dhe e kam prejardhjen” u shpreh Drilona.

Gjatë këtij vitit Drilona planifikon të publikojë edhe disa këngë të tjera.

Muzika është një pjesë e madhe dhe e rëndësishme për të, andaj ajo synon ta ketë profesion në të ardhmen e afërt./ Le Canton27.ch

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco