Bieber, Snoop Dogg, LeBron, Kucher: Me dhimbje kujtojnë DMX

Bieber, Snoop Dogg, LeBron, Kucher: Me dhimbje kujtojnë DMX

08:23, 11/04/2021
A+ Aa A-

Lajmi se reperi i famshëm Earl Simons, i njohur më mirë si DMX, ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare, pasi u shtrua në spital për shkak të një sulmi në zemër, tronditi Hollywood-in.

Shumë kolegë të reperit,  atletë dhe aktorë i thanë lamtumirë atij, dhe mes tyre janë Snoop Dogg, Justin Bieber, Ashton Kutcher, James LeBron…

"Pusho në parajsë, vëllai im. Dhurata jote ishte aq e dukshme për të gjithë ne. Faleminderit që e ndave atë me botën. Do të na mungosh ”, shkroi Bieber poshtë fotos që postoi.

"Ajo që shumë e konsideruan një betejë ishte vetëm një bashkim familjar. Faleminderit,” shkroi Snoop Dogg.

"Pusho në parajsë LEGEND", shkroi LeBron.

Ashton Kutcher postoi fjalët nga kënga e reperit në llogarinë e tij në Twitter dhe shtoi: "Pusho në paqe".

Kujtojmë, reperi ishte në gjendje të rëndë në një spital të New York-ut pasi u mbidozua më 2 prill, sipas mediave botërore, si rezultat i së cilës ai pati një sulm në zemër.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco