Puthje në qafë, prekje e zhveshje/ Murati lë pa fjalë në takimin me Olën, shtanget Sindi

Puthje në qafë, prekje e zhveshje/ Murati lë pa fjalë në takimin me Olën, shtanget Sindi

19:00, 08/04/2021
A+ Aa A-

Murati sapo u kthye nga Turqia fitoi një takim me vajzën më të re në Përputhen, Olën.

Të gjithë prisnin një takim miqësor mes tyre, po ndodhi krejt ndryshe. Murati dhe Ola u treguan shumë të afërt.

Ndryshe nga sa e kishim parë më parë Muratin në takimet e mëparshme, të ftohtë, serioz dhe të turpshëm disi, në takimin me Olën ishte krejt tjetër. Nuk munguan puthjet në qafë, prekjet me duar dhe heqjet e xhaketave mes tyre. Ata shkëmbyen dy puthje në qafë me njëri-tjetrin.

Kjo i shtangu të gjithë, ama më e prekura në gjithë këtë ishte Sindi, e cila e akuzoi Muratin se nuk ka pasur një ndjenjë të sinqertë për të, përderisa pati këtë sjellje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco