‘Përputhen’ me skenar/ U shfaqën si ‘armike të betuara’, Olës dhe Jaseminit i del VIDEO duke...

‘Përputhen’ me skenar/ U shfaqën si ‘armike të betuara’, Olës dhe Jaseminit i del VIDEO duke...

17:00, 08/04/2021
A+ Aa A-

Gladiola Zenelaj e njohur me emrin Ola u bë pjesë pak kohë në parë e spektaklit “Përputhen”. Ajo dhe Jasmina thumbuan menjëherë njëra-tjetrën, duke zbuluar se më parë kishin qenë shoqe me njëra-tjetrën.

“Kam 2 vjet që më ka bekuar Zoti ta kem larg, por na bashkoi programi”, u shpreh Jasmina. Vajzat sillen si “armike”, madje kanë shprehur pëlqimin për të njëjtin djalë (Andin), por në realitet ato janë shoqe dhe jetojnë në një banesë.

Në një video të publikuar dy vajzat janë filmuar teksa dalin nga hyrja e pallatit për të marrë një porosi. Nuk dihet si qëndron e vërteta, pasi mundet të jetojnë me një pallat por jo në të njëjtën banesë. Emisioni “Përputhen” në realitet ka skenar ndërsa pjesëmarrësit janë aktorë dhe nuk kanë synim për të gjetur “dashurinë e jetës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco