I shkoi keq operacioni i hundës, aktorja e famshme: ‘U shokova, nuk e njihja veten’

I shkoi keq operacioni i hundës, aktorja e famshme: ‘U shokova, nuk e njihja veten’

18:11, 07/04/2021
A+ Aa A-

Priyanka Chopra ka botuar një libër të quajtur “Unifinished: a Memoir”. Në këtë libër, ajo nuk ka lënë pa rrëfyer edhe ndjesinë që pati, kur pa se hunda e saj ishte shndërruar.

Priyanka, nuk kishte bërë operacion plastik, por thjesht do të hiqte një masë në hundë.

Në momentin që ka hequr fashot pas operacionit, ajo dhe nëna e saj ishin tmerruar.

“Shkova të hiqja një polip (masë) në hundë, por pa dashur mjeku më kishte dëmtuar kurrizin e hundës. Kur hoqa fashot, unë dhë nëna imë u shokuam. Hunda ime origjinale s’ishte më aty. Fytyra ime dukej krejtësisht ndryshe. Nuk isha më unë. Sa herë që shikohesha në pasqyrë, përballë meje më vështronte dikush tjetër. Nuk isha më vetja ime”, ka rrëfyer aktorja e famshme.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se për vite të tëra i është dashur që t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve, që të sillte hundën në normalitet.

“Por më në fund u mësova. Në fund të fundit, duhet ta duam veten qoftë edhe më të metat që kemi”, shkruan Priyanka në libër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco