‘Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë’ Olta Gixhari shkakton të qeshura me përgjigjen e saj për ndjekësen

‘Idiote, pa çorape bebi në këtë të ftohtë’ Olta Gixhari shkakton të qeshura me përgjigjen e saj për ndjekësen

10:24, 07/04/2021
A+ Aa A-

Aktorja Olta Gixhari, e cila tashmë jeton në Spanjë me familjen e saj, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Herë pas here ndan me ndjekësit momente mes jetës në Shqipëri dhe Spanjë.

Së fundmi, Olta ka postuar në “Instagram” një fotografi të ëmbël ku shfaqet së bashku me të voglin e saj. “Paqja ime”, shkruan ajo krahas kësaj poze kaq të bukur.

E teksa fotoja ka marrë mijëra pëlqime e komente të bukura, ka nga ata që nuk rrinë dot pa kritikuar. Madje jo vetëm kritikojnë, por edhe ofendojnë, pasi vënë re se Olta e kishte bebin pa çorape.

“Idjote pa çorape bebi në këtë të ftohtë”, i shkruan ndjekësja, së cilës aktorja e njohur i është kundërpërgjigjur me ironi: “Shkruhet idiote se dua që të jesh e saktë”.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco