Demi Lovato flet për ndarjen nga Max Ehrich: Nuk më ka marrë malli për të...

Demi Lovato flet për ndarjen nga Max Ehrich: Nuk më ka marrë malli për të...

09:39, 07/04/2021
A+ Aa A-

Demi Lovato ka folur hapur për herë të parë pas ndarjes nga ish i fejuari Max Ehrich në episodin e fundit të dokumentarit “Dancing With The Devil”.

“Ka pasur raste në jetën time kur jam ndjerë kaq e vetme. Tani që e gjeta atë, ndihem e mahnitshme”, tha më parë këngëtarja për Max-in.

Së fundmi, Lovato ka pranuar se vendimi për t’u fejuar për personin që kishte vetëm pak muaj që e njihte ishte i nxituar.

Më tej, ajo ka treguar se akuzat e ish-it ndaj saj e kanë tronditur si gjithë pjesën tjetër të botës.

Vitin e kaluar, Max shkoi në Instagram Live dhe tha se këngëtarja e kishte përdorur atë për qëllime marketingu.

“Unë jam me të vërtetë e trishtuar që gjërat përfunduan ashtu si përfunduan. Lajm i mirë është që unë nuk kam marrë ndonjë ilaç të fortë ose diçka të tillë.

Kështu që, tërë kohën kam menduar se nuk më ka marrë malli për të, thjesht më ka marrë malli për personin me të cilin kam filluar karantinën.

Mendoj se u futa shpejt në diçka që mendoja se ishte ajo që duhej të bëja. E kuptova që me kalimin e kohës që në të vërtetë nuk e njihja personin me të cilin isha fejuar.

Ne ishim vetëm së bashku katër ose pesë muaj. Dhe sinqerisht, ishte reklamë false”, u shpreh Lovato.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco