Hygerta Sako: Të gjesh partner në Shqipëri mision i vështirë...

Hygerta Sako: Të gjesh partner në Shqipëri mision i vështirë...

08:32, 07/04/2021
A+ Aa A-

Hygerta Sako e ftuar së fundmi në emisionin radiofonik "Live from Tirana" u shpreh se për një femër në Shqipëri është e vështirë të gjesh një partner pas të 35-ave.

Gazetarja tha se kur një femër është realizuar, standartet rriten dhe kërkon më shumë nga tjetri, prandaj dhe është e vështirë të gjesh një partner.

“Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri. Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, u shpreh Hygerta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noadasti31/07/2021 08:29

Po si te gjesh burre ti po kerkon dashnor e jo burr, prandaj kalove pushimet ne Spanje me Nacho bas...

Filantropi dt 7 prill 202107/04/2021 11:34

Ah moj Hygerta, sa keq qe paska qene e veshtire te gjesh partnerë ne Shqiperi mbas moshes 35 vjet per te jetuar, mbas nje divorci me bashkeshortin...Por kur partneri duhet te kete patjeter makine te viteve te fundit ,te jete i pasur , te kete biznes, sigurisht qe është e vështirë ta gjesh..

Shto koment

Denonco