Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Princi William mbron Familjen Mbretërore nga akuzat e Meghan Markle

Princi William mbron Familjen Mbretërore nga akuzat e Meghan Markle

13:27, 11/03/2021
A+ Aa A-

‘Ne nuk jemi familje raciste’ ishin fjalët e para të Dukës së Kembrixhit William, pas intervistët dhënë Oprah Winfrey nga vëllai i tij Harry dhe Meghan.

I pyetur gjatë një vizite në Londrën Lindore, Princ William është shprehur se ai akoma nuk ka folur me Harryn, por kishte ndër mend ta bënte atë së shpejti.

Ndërsa familja mbretërore britanike i është përgjigjur të martën ankesave të Princ Harry dhe Megan Markle, me një njoftim me shkrim nga Pallati Buckingham.

'' E gjithë familja është e pikëlluar për sfidat e Megan dhe Harry vitet e fundit"  duke shtuar:

" Çështjet e ngritura, dhe veçanërisht akuzat për racizëm" për ngjyrën e lëkurës së Archie) , janë jashtëzakonisht shqetësuese. Çështja është marrë shumë seriozisht dhe do të hetohet privatisht nga familja. Harry, Megan dhe Archie mbeten anëtarë shumë të dashur të familjes" përfundon njoftimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco