Dua Lipa pjesë e video-lojës së famshme FIFA 21, ka edhe një mesazh sensibilizues (FOTO)

Dua Lipa pjesë e video-lojës së famshme FIFA 21, ka edhe një mesazh sensibilizues (FOTO)

19:49, 04/03/2021
A+ Aa A-

Vitin e kaluar është njoftuar se artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të jetë pjesë e video-lojës së famshme ‘PlayStation’ të EA Sports. Kjo lojë e EA Sports është e disponueshme në PlayStation 4 dhe Playstation 5.

Teksa u fut në këtë lojë si e ftuar e veçantë, Lipa është bërë pjesë edhe e një kampanje sensibilizuese që kjo video-lojë po reflekton.

Krahas emrave të njohur si: Winnie Harlo, Lewsi Hamilton, Anthony Joshua e shumë të tjera, Dua ka pozuar me fanellën, e cila përçon mesazhin: “Nuk ka vend për racizëm askund”.

Ajo është një nga karakteret e video-lojës sportive dhe adhuruesit e kësaj loje mund të luajnë si Dua në ndeshjet e futbollit që zhvillojnë aty.

Duket se pjesëmarrja e Duas si dhe disa personazheve të tjerë të njohur që nuk kanë të bëjnë me futbollin, i kanë dhënë një hijeshi video-lojës së re të EA Sports, aq më tepër me fushatën sensibilizuese kundër racizmit.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco