Një puthje mes Rinianit dhe Sarës në prapaskenë

Një puthje mes Rinianit dhe Sarës në prapaskenë

19:01, 04/03/2021
A+ Aa A-

Megjithëse pak javë më parë marrëdhënia mes Atdheut dhe Sarës në “Përputhen”, ishte shumë e afërt dhe puthjet mes tyre në emision bënë xhiron e rrjetit, duket se gjithçka ka përfunduar.

Për punë ditësh, pllaka është ndërruar dhe dy konkurrentët janë kthyer shumë shpejt në “armiq” të njëri-tjetrit.

 

Atdheu nuk mundi të ishte për disa ditë në emision për shkak të infektimit me Covid-19 dhe pikërisht këto ditë ka plasur bomba! Pas sherrit të Sarës dhe Jasminës për Andin, ka plasur tashmë edhe mes Sarës dhe Atdheut.

Të vërteta të tjera janë nxjerrë në dritë, pasi konkurrentët kanë mësuar se mes Sarës dhe Rinianit ka ndodhur një puthje në prapaskenë.

Në një lidhje në Skype me emisionin, Atdheu hodhi thumba për Sarën dhe i kërkoi llogari Rinianit për faktin që s’i kishte treguar për atë që kishte ndodhur mes tyre.

Ndërohë që Sara e mohonte puthjen, Riniani pohoi se një puthje kishte ndodhur, ndaj Sara u detyrua të thoshte se kishte ndodhur ‘padashje’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco