Kush është biznesmeni arab që po blen pasuritë e paluajtshme në Athinë?!

Kush është biznesmeni arab që po blen pasuritë e paluajtshme në Athinë?!

11:18, 04/03/2021
A+ Aa A-

Shejh Saj Rashidi i njohur si gjahtar i mundësive për investime, arabi me pasaportë britanike është dashuruar marrëzisht me Greqinë dhe gratë greke dhe si rezultat i kësaj ai është vendosur përgjithmonë në Glyfada.

Shejh Saj Rashid, një banor i Britanisë, i lindur në Newcastle, me origjinë nga Bahreini, thuhet se  është një miliardier dhe adhurues i bukurisë femërore  gjë të cilën e ka konfirmuar dhe me tre lidhjet e tij që ka pasur.

Arabi misterioz nuk i pëlqen titujt e mëdhenj, prezantohet si Rashid dhe konsideron, si shumica e bashkatdhetarëve të tij të pasur, se gjithçka ka vlerën e saj, shkruajnë mediat greke.

Në vitin 2018 ai bëri marrëveshje me avokatin bullgar Stanislav Todorov  dhe me Vassilis Prevelakis për ringjalljen e Kallisteia.

Kjo marrëveshje u arrit me kushtin që Rashid të mbikqyrë të gjitha punimet që do të kryheshin në Kallisteia.

Qëllimi i Rrjetit të Agjencisë ‘I AM ONE’ që i përket miliardierit arab ishte menaxhimi i burimeve njerëzore dhe përfaqësimi në fushën e artit, marrëdhëniet me publikun, marketingun dixhital, etj.

Por ai për të cilën interesohet kryesisht është sektori i pasurive të patundshme në Greqi dhe për këtë qëllim Rashid krijoi në kompani tjetër me qendër në Glyfada aty ku dhe banon.

Biznesmeni arab, i cili ka qenë në Greqi të paktën dhjetë vitet e fundit, e njeh shumë mirë tregun e pasurive të patundshme dhe deri më sot kompania e tij ka në asetet e saj disa shitje dhe blerje të suksesshme që kanë të bëjnë me prona të vogla dhe të mëdha, kryesisht në periferitë e jugut , dhe thuhet se ka hedhur më shumë se 350 milion euro në këtë fushë.

Megjithatë Rashid nuk bën zhurmë vetëm për marrëveshjet e tij të biznesit, por edhe për jetën private.

Në vitin 2014 ai takon princeshën e kurorës së Playmate, Afërdita Barba e cila atëherë ishte 23 vjeç.

Ata u martuan dy vite më vonë në Maldive, konkretisht në korrik të 2016, pas lindjes së vajzës së tyre, por gjërat nuk dolën ashtu sic e priste modelja.

Ata divorcohen një vit më vonë dhe në një intervistë Barba, akuzon Rashid për dhunë psikologjike ndaj saj.

Pas ndarjes me Afërditës Barba, biznesmeni hyn në një lidhje me këngëtaren greke Thomas Apergi .

Marrëdhënia e tyre zgjati pothuajse dy vjet me ngritje dhe ulje, për t'u ndërprerë përgjithmonë menjëherë pas përfundimit të karantinës së parë.

Muajt e fundit thuhet se Rashid është martuar me modelen 24-vjeçare nga Selaniku Anta Nastou, një grua shumë e bukur, e njohur në qarqet e Glyfada dhe Mykonos. 

Sipas informacioneve, modelja me pamjen e saj joshëse u takua me biznesmenin arab përmes miqve të përbashkët dhe e ndoqi atë në Londër menjëherë pas pushimeve të saj verore në Mykonos. 

Që atëherë gjurmët e saj janë zhdukur. 

Sipas informacioneve, Nastou është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe së shpejti do të kthehet në Greqi me burrin e saj në mënyrë që të mbikëqyrë nga afër punimet e rinovimit të Onassis Villa .

 

ImageMe Afërdita Barba gjatë martesës së tyre në Maldive

Image Thomas Apergi

ImageAnta Nastou

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco