Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Ja pse nuk marr pjesë në Këngën Magjike: Devis Xherahu rrëfen debatin me Ardit Gjebrean

Ja pse nuk marr pjesë në Këngën Magjike: Devis Xherahu rrëfen debatin me Ardit Gjebrean

11:12, 04/03/2021
A+ Aa A-

Mëngjesin e sotëm, i ftuar në një lidhje “Skype” në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv ishte këngëtari i njohur Devis Xherahu.

Devisi, foli për këngën e tij më të fundit ‘Ti ma more zemrën’ teksa pohoi se pandemia nuk ka ndikuar aspak negativisht në prodhimtarinë e tij, por përkundrazi,  e ka frymëzuar atë.

Kënga e fundit vjen në një ‘bashkëpunim suprizë’ me këngëtaren e vjetër Spanja Pipan, një ngë këngëtaret më të vjetra korçare.

Devisi, ndër të tjera, tregoi historinë e bukur të bashkëpunimit me këngëtaren Pipa, veterane të tingujve korçarë, tashmë në mohën 83-vjeçare.

Ky bashkëpunim i tij risolli një këngë të vjetër, me të cilin ai u dashurua direkt sapo i’u propozua nga zonja Spanja.

Ndërsa në lidhje, me reagimet dhe feedback-un e këngës Devisi u shpreh:

"Një nga arsyet kryesore është se në Korçë kjo serenatë dëgjohet shumë dhe kam pasur urime nga gjithë Shqipëria, por unë këtë e quaj ‘kthim në indentitet”.

Ndër të tjera, ai  foli në lidhje projektet e tij të afërta, ku përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në ‘Këngën Magjike’, si shkak i një debati me producentin e këtij programi,  Ardit Gjebrean.

"Është një super spektakël, por nuk më pëlqen në një pikë dhe nuk kam qenë kurrë dakort, pse ne duhet të votojmë njëri-tjetrin. Aty ka nivele të ndryshme këngëtarësh. Nuk mund të kemi të njëjtën forcë veprimi, të gjithë njëlloj, dhe unë u shpreha kundër këtij votimi. Më mirë të jetë një juri profesionale e caktuar nga programi. Pasi, të më vlerësojë një profesionist nuk është njëlloj si të më vlerësojë një këngëtar që nuk di të mbajë as mikrofonin”, u shpreh ai.

Ndërsa, një projekt të radhës Devisi nuk e përjashtoi dhe pse aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit, por premtoi se ka ‘diçka të bukur në mendje’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco