Ben Affleck në shesh xhirim krah George Clooney: ‘Të këqijat kanë mbetur pas..’

Ben Affleck në shesh xhirim krah George Clooney: ‘Të këqijat kanë mbetur pas..’

20:37, 03/03/2021
A+ Aa A-

Ben Affleck po i rikthehet filmit dhe këtë herë po xhiron një dramë krah George Clooney që është në rolin e regjisorit. Filmi mban emrin “The Tender Bar” dhe aktori është shumë i lumtur për këtë rikthim në Boston për xhirime.

Lajmin e kanë dhënë burime pranë aktorit, të cilët kanë treguar se Ben e ka marrë veten dhe është i lumtur. Sidomos për faktin që po punon sërish me George. 

Aktori pati probleme të theksuara me varësinë ndaj pijes, të cilat e larguan edhe nga familja e tij dhe e çuan drejt divorcit me Jennifer Garner, por të gjitha këto kanë mbetur pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco