Rikthehet Sara/ Moderatorja paralajmëron konkurrentët: Sjellje të tilla...

Rikthehet Sara/ Moderatorja paralajmëron konkurrentët: Sjellje të tilla...

18:29, 03/03/2021
A+ Aa A-

Sara është rikthyer sot në “PërPuthen”, pasi u largua në mënyrë të papritur, duke mos i bërë të ditur askujt arsyen e largimit, madje as programit.

Moderatorja e programit, Bora Zemani, paralajmëroi konkurrentët se sjellje të tilla nuk mund të tolerohen më.

“Sjellje të tilla nuk do tolerohen më, nuk mund të ketë largime të tilla pa njoftuar askënd”, tha ajo.

Sara sqaroi se arsyeja e largimit të saj kishte qenë përjashtimi i Erit, por tha se e kuptoi gabimin, duke i kërkuar falje produksionit.

“Unë kërkoj ndjesë që ika ashtu, por e bëra sepse kur jam në nerva, më e mira është të qetësohem. Unë jam tip emotiv dhe ajo që ndodhi me Erin mua më preku. Unë isha shumë e afërt me Erin dhe ika sepse nuk e durova dot”, tha Sara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco