'Unë e pamoralshme? Ti je gej?' / Vazhdon sherri mes Xhensilës dhe gazetarit

'Unë e pamoralshme? Ti je gej?' / Vazhdon sherri mes Xhensilës dhe gazetarit

09:43, 03/03/2021
A+ Aa A-

Xhensila Pere dhe Ronaldo Sharka kanë vazhduar sherrin në rrjete sociale, pas debatit që ndodhi në emisionin “EXPULS”.

Gjatë emisionit Ronaldo e pyeti Xhensilën rreth komenteve që qarkullojnë në rrjet, teksa i tha “Ty të quajnë imorale”.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga Xhensila, e cila i tha: “Opinioni publik thotë që ti je gej. E vërtetë është?”.

Gazetari i kërkoi Xhensilës ta prisnin pjesën e debatit nga intervista, por ajo nuk pranoi dhe tha se mban përgjegjësi për çdo fjalë të thënë.

Ndërkohë Ronaldo shkruajti në Instastory:

“Mund të mos e kisha transmetuar për të shmangur tronditjet e familjes time, por ju mund ta shihni, sepse jam me të vërtetën dhe do jem deri në fund. Edhe njëherë, turp të vi Madre Teresa".

Nuk kaloi shumë dhe Xhensila i ktheu përgjigje duke shkruar se nëse emisioni nuk do transmetohej, ai do përfundonte në gjyq.

“Po e bëj dhe një shkrim se mesa duket live se paske kuptuar:
-Emisioni do trasmetohej sepse në të kundërt do përfundoje në gjyq.

-Nëse tani tu kujtua familja , përpara se të përgatisje skenarin duhej të merje parasysh që edhe e ftuara jote e cila të jep klikimet e lakuara e ka një të tillë e cila po ashtu lëndohet kur ju quan vajzën imorale.

-Nëse e quan veten gazetar , minimalisht duhet të njohësh rregullat bazë të gazetarisë , në të kundërt dil e bëj llogje në lagje e nëpër shkallët e pallatit.

-E fundit , kur përgatit pyetjet përgatitu edhe për përgjigjet se jo gjithmonë e ftuara do përdorë diplomacinë por mund të të kthehet me të njëjtën monedhë dhe mesa duket ti di vetëm të hedhësh.

Kështu që kurseja vetes rolin e viktimës dhe hiq dorë nga pyetjet idiote dhe denigruese se jo vetëm ti por çdokush që do guxojë ti bëjë do marrë vetëm shuplaka.”, shkruan moderatorja.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco